Dëbora anulon mijëra fluturime në Evropë

Një zëdhënëse e aeroportit të Frankfurtit raportoi mëngjesin e sotëm se rreth 300 fluturime u anuluan për shkak të valës së të ftohtit që çrregulloi të gjithë trafikun ajror në Evropë.
Teksa dje, u anuluan pothuajse gjysma e 1 329 fluturimeve të planifikuara në Frankfurt, përveç të tjerash edhe për shkak të mbylljes së shumë aeroporteve të tjera në Evropë si në Paris, Gjenevë etj.
Mijëra udhëtarë kanë mbetur në terminalet e aeroporteve britanike gjithashtu. Dy aeroportet kryesore të Londrës, Hithrow dhe Gatwick janë mbyllur për shkak të dëborës.
Zyra e parashikimit të Motit ka paralajmëruar për më shumë reshje dëbore në Jorkshire, në veri-lindje të Anglisë dhe lindje të Skocisë, në zonën e Edinburgut.
Përveç anulimeve të fluturimeve ka shumë problem edhe në hekurudha./Start/F.Prroni/
2010-12-20 11:57
[