E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdoan: Izraeli, fajtor për ngecjen e bisedimeve për paqe

Këtë deklaratë Erdoan e bëri gjatë një interviste për agjencinë siriane të lajmeve, SANA. Kryeministri turk theksoi sot gjithashtu se nuk ka ndryshime në kërkesën e Turqisë për “agresionin izraelit mbi anijet humanitare të Gaza-s”, dhe mbi vrasjen e nëntë turqve.

Erdoan theksoi se rikthimi i marrëdhënieve normale mes Ankarasë dhe Tel Avivit janë të lidhura direkt me “kërkesën për ndjesë dhe kompensimin” e palës Izraelite.

Erdoani gjithashtu shfaqi pakënaqësitë e tij lidhur me qëndrimin e SHBA-ve dhe BE-së në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për çështjen e flotiljes, duke thënë se “ne kemi shprehur keqardhjen tonë të thellë në lidhje me këtë qëndrim… kemi pasur një qëndrim të ndryshëm nga këto vende që mbahen si vende që luftojnë për të drejtat e njeriut, duke u paraqitur kështu si i vetmi vend që luftojmë për këto të drejta”./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-20 16:07
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›