E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora largon brazilianët nga Erseka, ekip ndërpret përgatitjet

Nga KRISTI LILO

Koha e ftohtë dhe me borë ka bërë që futbollistët  brazilianë të ndërpresin stërvitjen në Ersekë dhe të largohen deri më 15 shkurt drejt Tiranës. Kjo ka shqetësuar së tepërmi stafin drejtues, pasi  nuk shpresojnë se ajo kontratë e lidhur me menaxherin e lojtarëve të sjellë ndonjë sukses për fazën e dytë, sepse lojtarët dhe mund të mos kthehen më.

Largimi i brazilianë ka sjellë dhe ndërprerjen e stërvitjes, gjë e cila i është komunikuar ekipit të martën nga trajneri Rustemi dhe sekretari i klubit Qirjako. Gjithçka mendohet se ka ardhur nga kushtet e vështira atmosferike, pasi trashësia e dëborës është mbi 20 centimetra. Megjithatë trajneri dhe sekretari  klubit shprehen se Gramozi nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdojnë të punojmë për rindërtimin e ekipit të ri për sezonin  e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›