E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëbora mbulon juglindjen, policia apel drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes, pajisuni me goma bore

Rreshjet e dëborës më të dendura në juglindje të vendit janë në lartësinë mbi 900 aty ku trashësia ka shkuar deri në 15 cm.

Më shumë se 26 mjete borpastruese jane në gadishmeri për të mbajtur të hapura rrugët ku dhe trashësia e dëborës është më e madhe. Rrugë të cilat janë të kalueshme pa probleme përfshi  Boboshtice-Dardhë, Zemblakë-Goricë, Voskop-Voskopojë.

Probleme paraqesin rrugët Vithkuq-Shtyllë-Mashkullorë, Voskopojë-Lekas si dhe ato të fshatrave të Devollit të Sipërm.

Njoftimi:

Duke qenë se territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshje dëbore

 Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri në të gjitha akset rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje.

Akset rrugore “Boboshticë-Dardhë”, “Voskop-Voskopojë”, “Zvezdë-Pustec-Dogana Giricë, Korçë-Vithkuq” dhe “Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik”, janë të kalueshme, pavarësisht se ka prezencë të dëborës.

Borëpastrueset janë në terren, për të mundësuar kalimin pa problem në të gjitha akset rrugore. 

Policia e Korçës iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›