Pak ditë pas kontrollit të banesës dhe sekuestrimit të telefonit, Ajola Xoxe paraqitet në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Ajola Xoxe, është paraqitur në SPAK para pak minutash.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Ajola Xoxa aktualisht është duke u marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.
Kujtojmë që pak ditë më parë në biznesin dhe banesën e saj u ushtrua kontroll nga BKH si dhe ju sekuestrua një telefon
Ndërkohë që dy ditë më parë GJKKO rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxes për t’i kthyer mbrapsh telefonin, i cili do të vijojë të qendrojë në SPAK.