E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora mbulon pjesën verilindore të Amerikës

Në Washington po vazhdon stuhia e dëborës, e cila mund të jetë më e madhja
për kryeqytetin në muajin dhjetor që nga viti 1932. Deri sot pasdite pritet që
bora të arrijë lartësinë 30 centimetra në verilindje. Metereologët thonë se
lartësia e dërborës rreth Uashingtonit mund të arrijë 60 centimetra.  Megjithëse e gjithë zona verilindore po
mbulohet nga dëbora, zona e Uashingtonit pritet të jetë ndër më të prekurat.
Shërbimi Metereologjik ka paralajmëruar që kushtet e rrugëve janë të rrezikshme
për të udhëtuar me makinë. Një stuhi e fuqishme që po përshkon brigjet
e Atlantikut në Shtetet e Bashkuara, në fundjavën e fundit para Krishtlindjeve
pothuajse ka bllokuar gjithë rajonin, ndërsa zyrtarët paralajmëruan për gjysmë
metri borë dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Njerëzit morën masa që një natë më parë duke
blerë ushqime rezervë pasi Shërbimi Kombëtar Metereologjik nxorri paralajmërime
për zonën nga Karolinat deri në Rod Ajlënd.

Në Virxhinia, guvernatori Tim Kein shpalli
gjendjen e emergjencës para stuhisë, duke i vendosur në gadishmëri Gardën
Kombëtare dhe agjencitë e tjera.

Edhe zyrtarët e Filadelfias shpallën
gjendjen e emergjencës dhe të gjitha aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore
u anulluan.Guvernatori i Merilendit Martin O'Malli u
bëri thirrje banorëve që nëse kanë mundësi të shmangin daljen nëpër rrugë.

Disa persona po përpiqeshin që të
përfundonin blerjet për festat e fundvitit para se të fillonte bora.

Agjencia ajrore United Airlines tha se
kishte anuluar mbi 140 fluturime për sot për Brigjet Lindore.

Parashikimet ishin që sot pasdite trashësia
e borës nga Washingtoni në Virginian Perëndimore të arrinte në 50 centimetra.

Metereologët thanë se kjo duket të jetë
stuhia më masive e borës që nga shkurti 2003, kur bora arriti lartësinë 58
centimetra.

Në pjesë të Tenesisë, Karolinës së Veriut,
Pensilvanisë dhe Nju Xhërsit bora pritej të arrinte lartësinë 30 centimetra.

Ekipet në Merilend, Delauerë, Nju Jork dhe
Uashington DC  po hidhnin kripë në
autostradat kryesore për të parandaluar akumulimin e borës.

Disa universitete në Virxhinia dhe Merilend
anulluan provimet dhe aktivitetet e diplomimit. //kk//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›