E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku Badlands, Monument Kombëtar që në vitin 1939

Parku Kombëtar Badlands National me një sipërfaqe prej diçka më pak se një mijë kilometra katrore toke të djegur, majash të rrumbullakta shkëmbore, lëndinash me bar, një pejsazh tejet i larmishëm si në asnjë vend tjetër në Shtetet e Bashkuara është emërtuar si Monument Kombëtar në vitin 1939. Kjo zonë u riemërtua si Park Kombëtar në vitin 1978. Me një histroi njerëzore 11 mijë vjeçare dhe me një shtrat fosilesh që datojnë nga 23 deri në 35 milion vjet, ai përbën zonën më të pasur të botës me gjurmë të qënive të gjalla.Një
ferr i vërtetë, tokë e djegur tërësisht nga zjarri. Kështu e përshkroi gjeneral Alfred Sully këtë
rajon të Dakotës së Jugut kur u dërgua atje në vitet 1880-të. Edhe tributë e amerikanëve autoktonë të
Dakotës i shmangeshin këtij vendi.Ata e
quajtën atë Maka Chiga, Badlands, tokat e këqia. Dhe këtë emër mban ky
vend deri më sot.Dikur, në kohët antike, ky ishte tabani i një
deti kontinental. Pastaj ai u ngrit,
shkau dhe më në fund u tha nga të njejtat forca titanike që formuan Malet
Shkëmbore rreth 65 milionë vjet më parë.

Ujra gërryen kanionet dhe mesat e
gdhendura nga era janë një rast klasik i studimit të erozionit që vazhdon t'i
ndryshojë ato.çdo rrjedhë tëposhtë
ndryshon formën e rrëzave të shkëmbinjve të thepisur të Parkut Kombëtar
Badlands.Ky është një nga pejsazhet e botës që po
shpërbëhet më me shpejtësi.Eventualisht
thepat shkëmbore do të bien, rëpirat e zhveshura do të zhduken dhe gjithë kjo
zonë do të kthehet në një fushë të gjerë.Por ky proces transformimi do të marrë disa miliona vjet.Vizitorët e sotëm mbeten shpesh të mahnitur
se fosilet e krokodilëve dhe breshkave të mëdha të detit janë pjesë e këtij pejsazhi
të rreshkur. Mace të egra dhe krijesa të tjera që janë zhdukur prej kohësh
endeshin këtu shumë vjet më parë.Sot, një tjetër kafshë e Amerikës së vjetër
endet në Badlands dhe ky është bizoni, rreth 700 syresh.Vështirë se ky numër kishte mbetue në gjithë
kontinentin në fillim të shekullit.Në vend që të braktisej dhe harrohej, ky
pejsazh i çuditëshëm pret mijëra vizitorë çdo vit.Shumë prej tyre bien dakord me Theodore
Roosevelt-in kur vinë këtu, i cili dikur kishte një fermë në Badlands të Dakotës
së Veriut, të cilën e kishte përshkurar "si një vend plot kuriozitete, me një
bukuri fantasitike në llojin e vet”.Madje,
arkitekti i famshëm, Frank Lloyd Wright, gjeti spiritualitetin në piramidat,
thepat dhe majat e Badlands.Sipas fjalëve të tij "Këtu për herë të parë
materia është plotësisht në gjendje të lirë dhe lidhja me atë që njeriu shpesh
e quan Zot është e pashmangshme në këtë vend”. //mm// 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›