Debora vijojne problemet ne veri

Policia e Shtetit ka njoftuar sërish të enjten gjendjen e akseve rrugore në vend, pas reshjeve të shumta të dëborës.
Në qarqet veriore, ku në ditët e fundit u konstatuan problemet më të mëdha, duket se situata po përmirësohet dalëngadalë, pasi shumica e akseve janë të kalueshme, ndonëse vetëm me zinxhirë.
Kështu, në qarkun e Kukësit, vetëm 4 akse nga 11 janë të bllokuara, ndërsa të tjerat kalohen me zinxhirë. Sipas njoftimit të policisë, të bllokuara janë akset: B.Curri–Valbonë, Krumë–B. Curri, Shëmri–Qafë Shllak dhe Topojan–Shishtavec.
Ndërkohë në qarkun Dibër të bllokuara janë Moti i keqSërish rrugë të bllokuara e probleme nga bora Ngrijnë rrugët e gazit drejt ShqipërisëBalla: Situatë dramatike në Steblevë 4 nga 9 akse rrugore; konkretisht Peshkopi-Sllovë–Kala e Dodës, Arras–Zall Dardhë–Reç, Steblevë–Librazhd dhe Arras–Lurë. Akset e tjera edhe këtu janë të kalueshme me zinxhirë.
Ndërsa në qarkun e Shkodrës të bllokuara janë akset Fushë Arrës-Qafë Mali-Qafë Shllak, Bogë–Theth, Selcë–Vermosh, Qafë Mali–Dardhë–Fierzë, Fushë Arrës–Iballë dhe akset në drejtim te Dukagjinit. Akset e tjera janë të kalueshme por me ngrica.
Në qarqet e tjera të vendit rrugët janë të lira, por disa prej tyre me ngrica, për rrjedhojë autoritetet sugjerojnë përdorimin e zinxhirëve. Përjashtim bëjnë vetëm zonat e thella të Mirditës që të çojnë në drejtim të Lurës, përfundon njoftimi i policisë.