E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan rritet numri i te prekurve nga virozat

Mbi 2400 qytetarë kanë kërkuar asistencë mjekësore si pasojë e komplikacioneve që kanë patur më shëndetin nga virozat e stines ne Elbasan.

Drejtoria e Shëndetit Publik ka ngritur Shtabin e Emergjencave dhe ka kërkuar nga Qendrat Shëndetësore zgjatje të orarit të shërbimit për pacientët. Bujar Kllogjeri, kreu i Shëndetit Publik bën me dije se virozat janë manifestuar me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore dhe se moshat më te prekura janë kryesisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Gjithashtu Kllogjeri garanton furnizim me medikamente ne të gjitha zonat rurale. Per  zonat e thella janë marrë masat që personeli mjekësor të jetë prezent, për të siguruar shërbim mjekësor për banorët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›