Decan, burri me X5 kercenon policet
Nje 37-vjecar ne fshatin Baballoq te Decanit, ka kercenuar ne detyre policet e per pasoje eshte ndaluar. Policia tha dje se ngjarja ndodhi kur 37-vjecarit per kundervajtje, iu kerkua kontrolli ndersa drejtonte nje makine BMW te tipit X5. I dyshuari pa perfillur urdhrin, del nga vetura duke ofenduar dhe kercenuar policet. Incidenti perfundoi ne komisariat, ku pas procedimit penal, 37-vjecari eshte lene i lire.