Ushqimi, sa po shtrenjtohet
Nadie Ahmeti*
Mbi 13 per qind jane ngritur cmimet e konsumit ne Kosove, ne krahasim me vitin e kaluar. Gjate ketij viti, vetem mielli dhe vaji jane shtrenjtuar me shume se 100 per qind. Cmimi i nje buke nga 0.25 euro, sa ka qene vitin e kaluar, eshte ngritur ne 0.45. Nderkaq vaji, nga 0.80, eshte ngritur ne 1.80 euro. Keto jane te dhenat e fundit te Indeksit te Cmimeve te Entit te Statistikave te Kosoves per periudhen mars 2007-mars 2008.
Asllan Ibishi, nga departamenti i statistikave ekonomike ne kete ent, thote se ngritja e cmimeve te produkteve tjera ushqimore eshte shkak i rritjes se cmimit te bukes dhe dritherave. "Cmimet e konsumit ne Kosove u ngriten nga nje mesatare per 13.2 per qind ne mes te muajit mars 2008 dhe mars 2007. Kjo kryesisht shpjegohet per shkak te rritjes se cmimit te bukes dhe dritherave per 57.2 per qind; vajrat dhe yndyrat 65 per qind, pemet 42 per qind, qumeshti, djathi dhe vezet per 19 per qind dhe perdorimi i pajisjeve per transport personal 23.3 per qind", thote Asllani.
Ngritja e cmimeve te produkteve ushqimore ne mase te madhe ka goditur buxhetin familjar. Qytetare te ndryshem te Kosoves pohojne se me pagat qe marrin, nuk arrijne te furnizohen me te gjithe artikujt e nevojshem. Njera prej tyre eshte Safete Rogova, aktore ne Teatrin Kombetar te Prishtines. "Me kete standard qe kemi, me keto paga qe marrim, une punoj ne teater dhe marr 150 euro rroge. Nuk arrij te ushqehem, por as te vishem. Por, te mendosh per te gjithe masen, per ata qe nuk punojne fare, apo ata qe jetojne me asistence sociale, apo pensione, ata vertet e kane shume te veshtire", shprehet Rogova.
Agron Kuqi, drejtor i Qendres per Pune Sociale ne Decan, thote se rritja e cmimeve te artikujve ushqimore te perditshem, ka renduar tej mase jeten e qytetareve. Kjo situate, thote ai, do te rrise edhe me teper shkallen e varferise. "Kjo rrjedhoje do te perkeqesoje edhe me shume gjendjen ashtu te renduar te qytetareve te Kosoves", thote Kuqi.
Safete Rogova thote se institucionet e Kosoves duhet t'i kontrollojne cmimet ne tregun kosovar, sidomos cmimin e bukes. "Paresore eshte qe t'u sigurohet ekzistenca njerezve. Pastaj, keto punet tjera. Ne dime se duhet te zhvillohet Kosova, duhet te ndertohet, rindertohet, mirepo, se pari, duhet te ushqehet trupi, te mbahet trupi e me pas keto gjerat e tjera", shprehet Rogova.
Por, zyrtare te Qeverise se Kosoves pohojne se Qeveria e Kosoves nuk ka kompetenca qe te nderhyje ne cmimet e tregut kosovar. Izet Arifi, nga Ministria e Tregtise dhe Industrise, pohon se ngritja e cmimeve te disa produkteve ushqimore ka ndodhur per shkak te ndryshimeve globale ne tregun boteror. "Tani nuk eshte duke u perballur vetem Kosova me nje ngritje te cmimeve, qe eshte shqetesuese, por me ngritje te cmimeve eshte duke u perballur i tere tregu boteror dhe Kosova ne kete rast nuk eshte perjashtim", pohon Arifi.
Nderkohe, dhe zyrtare te Bankes Boterore tashme kane deklaruar se dyfishimi i cmimit te ushqimeve gjate tre vjeteve te fundit mund te shkaktoje krize globale te ushqimit.
(*) Publiciste, Prishtine