E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deco në dyshim për Brazilin

Lajme të këqija në taborin e Kombëtares portugeze. Me gjasë, selektori Carlos Queiroz do të jetë i hendikepuar pa mesfushorin Deco në ndeshjen e së premtes në mesditë kundër Brazilit.

Mesfushori i Chelseas si duket nuk ia ka dalë të shërohet nga lëndimi që e pësoi në ndeshje me Korenë e Veriut. Megjithëkëtë, Portugalia është shumë afër kualifikimit për të tetën e finales së Botërorit.

Madje, nëse e mposhtin Brazilin, Ronaldo dhe shokët e tij mund të përfundojnë në krye të Grupit G.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›