E Diel, 1 Nëntor 2026

S’e la Domenech të kërkojë falje

Patric Evra thotë se ka dashur t’u kërkojë falje francezëve pas ‘tërmetit’ në Kombëtaren franceze. Por, mbrojtësi i majtë francez shton se këtë ia ka pamundësuar selektori Raymond Domenech.

“Është koha për falje dhe koha për ta dëgjuar të gjithë vuajtjen e mijëra francezëve. Këtë falje kam dashur ta kërkoja dje, por trajneri nuk ma ka lejuar ta bëj një gjë të tillë pa asnjë motiv”, ka thënë kapiteni Evra në një intervistë për televizionin francez TF1.

Ai deklaron se shumë shpejt planifikon që, bashkë me lojtarët tjerë, ta organizojnë një konferencë për shtyp, sepse, sipas tij, francezët kanë nevojë ta dinë të vërtetën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›