Decolli Per nje rikthim tek Berati i bardhe

Ilir Decolli kandidon ne emer te Partise Demokratike ne nje zone qe prej vitesh fitohet vetem nga socialistet qytetin e Beratit. Me mbeshtetjen e PD-LSI Decolli pohon se do te shtoje ndjeshem investimet ne qytetin e Beratit. Duke u fokusuar tek zona muzeale Decolli premton se baza e qeverisjes se tij eshte transparence ide te qarta hapa konkrete struktura efikase premtime te realizueshme.
Zoti Decolli ju kandidoni per bashkine e Beratit perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Kryetari ne ikje ka qene ne krye te institucionit me te rendesishem te qytetit pa alternativa pa projekte dhe eshte kryetar i premtimeve te pambajtura. Perfaqesues i nje force politike ne regres prej rreth tete vitesh e ka rrudhur plakur e pluhurosur fytyren e qytetit ka topitur energjite e qytetareve te vet rezultat i harreses dhe mosperfilljes. Ne kete fushate ai dhe partia qe ai perfaqeson kane vazhduar politiken e helmimit me fushaten negative politiken ogurzeze te dekurajimit te qytetareve dhe te humbjes se shpreses. Ndaj qyteti i Beratit ka nevoje te ndryshohet ka nevoje per nje fytyre te re per nje vizion te ri per nje rikthim te vemendjes tek qytetari per nje rizgjim te tyre per nje rikthim te besimit per nje rikthim tek Berati i bardhe i paster i papluhurosur Berati qe shkelqen. Berati i topitur i pluhurosur i zhgenjyer do te ndeshkoje me vote kete keqtrajtim nga kryetari aktual ne ikje e do te rimarre freskine gjallerine dhe shkelqimin qe i buron pashtershem prej 2400 vjetesh.
Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Ai me sa duket nuk ka vetem nje pike te dobet. Por padyshim qe dukshem personifikon konsumimin politik moral duke u kthyer ne nje simbol te papergjegjshmerise politike dhe manipulimit te socialisteve te ndershem me propagande boshe dhe premtime te pambajtura duke mos perfaqesuar interesat e qytetareve te Beratit por interesat e nje grupi te ngushte njerezish rreth tij.
Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme
Pika te projektit tim politik parashtrohen ne nje platforme te shpallur prej meje e cila bazohet ne nje parim themelor dhe te provuar suksesshem gjate punes sime si drejtues i cili eshte transparence ide te qarta hapa konkrete struktura efikase premtime te realizueshme. do vote e qytetareve do te jete nje projekt per qytetin.
Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
do projekt do te kete rendesine e vet. Bashkia e Beratit do te administrohet ndryshe projektet do te aplikohen ne promovimin e vlerave muzeale rritjen e siperfaqeve te gjelbra do te kete projekte per punesimin dhe vetepunesimin rigjallerimin e jetes kulturore mjedise komodecilesi ne arsim etj.
fare u premtoni biznesmeneve
Biznesit te vogel i premtoj se paku lehtesimin e barres fiskale dhe politika mbeshtetese ndaj atyre bizneseve qe rrisin punesimin dhe qe investojne ne sektoret e turizmit.
Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Politika per taksat vendore do te jete ajo e taksave te uleta dhe inkurajimit te bizneseve duke nxitur dhe mbeshtetur konkurrencen e ndershme.
Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
Ne projektet e mia afatgjata eshte ngritja e landfield-it te qytetit.
A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
E rendesishme eshte qe keto projekte te realizohen. Keto realizohen se pari me vullnetin e duhur per te permiresuar e ndryshuar situaten e rende ekzistuese ne qytet ne te gjitha fushat. Vullneti dhe perballja me hallet e qytetareve eshte mjeti i pare qe ka ne dore kryetari i bashkise. Aktualisht ky vullnet ka munguar. Qytetaret jane lene ne harese dhe forca e brendshme levizese e qytetit ka ndalur. Politikat inkurajuese e nxitese per te absorbuar investime nga bashkeveprime me bizneset apo organizma te tjera jane mjeti i dyte. Taksat ndaj qytetareve nuk do te shkojne per paga dhe fryrjen e pafrytshme te administrates por per politikat e nxitjes se bizneseve e thithjes se investitoreve do te jene frymemarrja e qytetit dhe baza e mbajtjes se premtimeve. Qytetaret do te jene promotore dhe forca e brendshme levizese e qytetit pra energjite e vete qytetareve do te jene burimi i forces dhe baza tjeter e realizmit te premtimeve.
Cilat jane planet tuaja per zhvillimin e turizmit
Promovimi i vlerave muzeale te qytetit nepermjet guidave albumeve broshurave ne aktivitete nderkombetare.
Binjakezimi me qytete te tjera brenda vendit apo dhe jashte tij. Nxitja dhe hartimi i projekteve dhe aktiviteteve te perbashketa mes shoqatave apo grupeve te shoqerise civile shkollave etj. te qytetit te Beratit dhe qyteteve te tjera brenda vendit por dhe jashte tij. Ngritja e nje byroje qe do te percaktoje saktesisht nevojat per restaurime ndricim apo elemente te tjera te permiresimeve infrastrukturore. Pervec restaurimit te zones muzeale do te stimuloj me fonde kreditime projekte gjithe bizneset qe e kane lidhje me turizmin si operatore turistike agjenci hotele e restorante te zones historike sherbime te tjera ne funksion te turisteve si dyqane antikuaresh dyqane prodhimesh artizanale.
Si do ta permiresoni infrastrukturen rrugore ne sherbim te turizmit
Aksi qe pritet te filloje do ta shkurtoje distancen e Beratit me Tiranen Durresin Vloren Saranden. Vendet nga mund te vijne turistet. Ne secilin prej ketyre qyteteve do te kete agjenci turistike qe thithin turiste dhe bejne propagandimin e vlerave te Beratit si dhe do te pajisen me autobuse furgone cicerone dhe gjithe infrastrukturen e nevojshme te nje turizmi ditor. Te gjitha keto nen kujdesin e bashkise. Kalldremet e rrugeve historike dhe shtepite e rrezikuara do te restaurohen me fonde te bashkise dhe pronari i saj mund te beje pagesen me vone me disa keste. Rikonstruksioni dhe mbrojtja nga zjarri do te jene te detyrueshem pavaresisht deshirave te pronareve te objekteve muzeale. Rruget kryesore qe do te rikonstruktohen ndricohen dhe gjelberohen do te jene vetvetiu njq investim edhe per turizmin ne rritje dhe jo vetem per beratasit.