E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Saliu kërkon t`u imponojë shqiptarëve skllavërimin

Në vijim të turit të tij electoral kreu I PS-së Edi Rama është ndalur në qytetin e Gramshit ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “aleanca për të ardhmen” Dritan Bici.
 

Duke iu kërkuar qytetarëve të Gramshit të votojnë koalicionin “aleanca për të ardhmen” si e vetmja rrugë për të zhvilluar këtë qytet, kreu I PS-së Rama nuk la pa sulmuar edhe kryeministrin Berisha,
 

“Më 8 maj ti japim përgjigjen Saliut. T`i themi kurrë më një kushteti që kërcënon popullin e tij me bukën e gojës” theksoi Rama duke shtuar se kryeministri Berisha kërkon t`u imponojë shqiptarëve skllavërimin.
 

Më tej Rama ka theksuar se qeveria po gënjen popullin duke bërë një panoramë të një rritje ekonomike ndërkohë që në vend numërohen rreth 1 milion të papunë.
 

“Qeveria ju ka mbytur me gënjeshtra prandaj është koha që populli ta “mbysë” me vota. Saliu ka futur shoqërinë në rrugën e ndasisë prandaj në 8 maj të votoni për alternativën që bashkon shqiptarët” ka theksuar më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›