E Diel, 1 Nëntor 2026

Dede per takimin Besa-Tirana Arbitri ndikoi ne rezultat

Trajneri i bardhebluve pohoi se ekaj duhet te akordonte penallti ne minuten e 85-te te takimit Besa-Tirana

Nuk dua te merrem me arbitrin por ai ka nje vit e gjysme qe nuk arbitron. Nuk kam asgje personale me gjyqtarin por ai nuk ka pse te vije dhe te beje dhurata ne Kavaje duke na demtuar ne - keshtu Nevil Dede pas humbjes se Tiranes ne Kavaje komentoi performancen e Sokol Cekajt. Pas ketyre fjaleve te forta qe i tha pak minuta pas perfundimit te takimit Besa-Tirana trajneri bardheblu reagoi perseri dje. Dede i ardhur tek Tirana vetem dy jave me pare pohoi dje per mediat se vendimet e Xhaketes se zeze kane demtuar tej mase skuadren e drejtuar prej tij.

Akuzat

Trajneri i Tiranes Nevil Dede 24 ore pas takimit te Kavajes doli perseri perballe gazetareve. Ne stadiumin Besa ish-mbrojtesi i Tiranes u paraqit i detyruar nga rregullorja ndersa dje ne kompleksin stervitor Halili ai u paraqit per te bere publik qendrimin e tij per menyren e arbitrimit te Cekajt. Gjate fjales se tij trajneri i Tiranes Nevil Dede shprehu pakenaqesine per sa i perket episodit qe percaktoi te gjithe takimin. Ne minuten e 85-te na u mohua nje penallti e paster. Nuk e kuptova perse Sokol Cekaj nuk ndaloi lojen ne momentin kur mbrojtesi i Beses beri faull ndaj lojtarit te Tiranes.

Kartoni i kuq

Gjate takimit te zhvilluar ne impiantinBesa Sokol Cekaj la me 10 lojtare skuadren e Tiranes. Gjyqtari i Kolegjiumit te Lacit pa nje prekje te topit me dore te Dushkut dhe e penalizoi ate me nje karton te kuq. Nje fotokopje e ketij faulli u pa edhe ne derbin Tirana-Dinamo por Pisha autori i faullit u ndeshkua me karton te verdhe.

Gjendja

Skuadra 24 here kampione e Shqiperise tashme ndodhet ne nje gjendje kritike. Bardheblute pas tete javesh kampionat qendrojne ne vendin e tete ne tabelen e klasifikimit. Ekipi i Dedes mori vendin e Staroves vetem dy jave me pare ka grumbulluar vetem 9 pike.

Te percare

Me shume se humbja qe mori ne Kavaje ajo cka e ben Tiranen te vuaje jane edhe problemet e brendshme. Se fundmi Alban Bushi nuk ka udhetuar me ekipin kjo per shkak te nje perplasjeje te tij me stafin teknik. Mesohet se Bushi prej kohesh eshte i pakenaqur me menyren sesi funksionon skuadra e Tiranes sa i perket pjeses organizative. Ne sfiden e dy javeve me pare kunder Dinamos Bushi beri nxehje per me shume se 40 minuta por u aktivizua vetem ne minuten e 68-te. Kjo e ka inatosur tej mase ish-bomberin e perfaqesueses shqiptare dhe mesohet se ka pasur edhe nje replike me trajnerin Nevil Dede. Nuk shkon keshtu ne fillim me thua se do te luaj sapo te nise pjesa e dyte dhe pastaj rri deri ne minuten e 70-te ne nxehje- mesohet ti kete thene Bushi trajnerit.

Java 9

Tirana-Teuta

Bylis-Besa

Kastrioti-Dinamo

Laci-Skenderbeu

Vllaznia-Flamurtari

Elbasani-Shkumbini

Renditja pas javes se tete

Pike

Dinamo 19

Flamurtari 16

Skenderbeu 16

Teuta12

Shkumbini 11

Vllaznia 11

Laci 10

Tirana 9

Besa 7

Kastrioti 7

Elbasani 6

Bylis 4

Elbasani eshte penalizuar me ndash 3 pike nga FIFA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›