Defekt në avion,bllokohen 160 pasagjerë shqiptarë në Paris

Prej dy orësh,160 pasagjerë shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Parisit për shkak të një defekti të avionit me të cilin atë do të udhëtonin. Avioni i linjës Paris-Tiranë, është bllokuar nga specialistët e aeroportit kryeqytetas për t'iu nënshtruar kontrollit teknik. Sipas të dhënave, avioni ka pasur një difekt në llamarinën e motorit. Pritet që specialistët të vendosin se kur mund të riniset avioni.