E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fevziu:BE,raciste ndaj Shqipërisë

Bashkimi Evropian po tregohet racist ndaj Shqipërisë dhe nga ana tjetër vendi ynë shfaqet i mefshët në procesin e aplikimit. Kështu deklaroi analisti dhe drejtuesi i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu u ftuar në Ora News."Bashkimi Evropian ka dëshmuar racizëm ndaj Shqipërisë. Ne duhet të ishim pjesë e aplikimit për në BE njësoj me Rumaninë dhe Bullgarinë, ndërkohë që zgjatja e proceduarve, edhe për fajin tonë,ka bërë aplikimi ynë të bëhet njësoj si me vendet e ish-Jugosllavisë", shpjegoi Fevziu. Sipas analistit,"Ne duhet të këmbëngulim për të aplikuar për hyrjen në BE, ne duhet të paraqesim kërkesën sepse kemi plotësuar të gjithë standardet, ne duhet të jemi pjesë e familjes evropiane para Serbisë,Maqedonisë dhe Malit të Zi",theksoi ai.Duke iu referuar shkarkimit, të ish-ministrit Ylli Pango, pas skandalit seksual,Fevziu deklaroi se kryeministri dhe maxhoranca aktuale e ka menaxhaur shumë mirë këtë situatë. "Shkarkimi erdhi pak minuta pas transmetimit të pamjeve,është debatuar në Kuvend, po ashtu edhe Prokuroria ka nisur hetime, mendoj se ka pasur menaxhim shumë të mirë",u shpreh Fevziu. Sipas tij, kjo ngjarja nuk implikon mazhorancën, pasi ngjarja është veprim i rëndë individual i një ministri, ndaj mazhoranca nuk do ketë kosto të mëpasshme. "Nuk mendoj se opozita do ta përdorë këtë rast",u shpreh analisti. Sipas Blendi Fevziut,"Ky rast ka zbuluar një fenomen dominues në administratën shtetërore apo private, abuzimi seksual gjatë detyrës, ndaj duhet të shërbejë për të pasur një legjilacion që të mbrojë individin gjatë punës". Sipas analistit, zgjedhja e ministrit të ri,Ardian Turku si ministër i ri i Kulturës është ndikuar nga fushata e ardhshme zgjedhore. "Zgjidhja është elektorale sepse PD-ja ka pas zgjedhje të dobëta në 2005-ën në këtë qytete, ai do tentojë të mbulojë me anë të këtij emërimi një zonë ku PD-ja ka humbur pesë deputetë në 2005-ën", shpjegoi Fevziu. Analisti vlerësoi se kjo fushatë zgjedhore po ndryshon shumë nga zgjedhjet e 2005-ës, sepse këtë herë nuk ka teza të mirëfillta në debatin publik. "Nuk ka debate të mirëfillta, opozita mendon se pozita e ka konsumuar veten dhe nuk do ta votojë elektorati dhe nga ana tjetër maxhoranca po nuk po sulmon sepse nuk po sulmohet nga PS-ja. "Është për t'u parë se cili parashikim do të dalë", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›