E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekt në nënstacionin e Selitës, disa zona pa energji elektrike në Tiranë

nenstacioniTiranë- Kompania energjitike CEZ Shpërndarje ka njoftuar se për shkak të një defekti në nënstacion disa zona në Tiranë do të jenë pa energji elektrike për disa orë.

Sipas saj ka ndodhur një avari në nënstacionin e Selitës dhe për pasojë nuk do të ketë energji në zonat: Selitë, Farkë, Mjull, rruga “Irfan Tomini”, Domje dhe zona e Bathores.

Sipas CEZ-it punonjësit ndodhen aktualisht nën nënstacion dhe janë duke punuar për të rregulluar defektin.

Ndërprerje të energjisë pati edhe pak ditë më parë në disa zona të vendit, kjo për shkak të defekteve të ndryshme në sistem, kryesisht në zonën e Elbasanit dhe të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›