E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekt ne rrjetin e ndricimit mbyllet nje galeri ne Kalimash

Mesditen e sotme galeria jugore e tunelit te Kalimashit eshte mbyllur. Shkak sipas specialisteve eshte bere nje defekt i rrjetit elektrik i cili ben te mundur furnizimin me drita te tunelit.

Sot ne oren 1145 ne njeren nga dhomat teknike te galerise jugore te tunelit te Thjerres ku jane te instaluara transformatoret dhe sistemet bakc up te energjise ka ndodhur nje avari teknike duke shkaktuar zjarr si pasoje e djegies se nje baterie tha Arminda Qylfaku zedhenese e ministrise se Transporteve.

Nderkohe per shkaqe sigurie galeria jugore eshte mbyllur per rreth 30 minuta per tu pastruar e me pas per te rinisur qarkullimi i te gjitha automjeteve.Levizja ka vazhduar normalisht ne galerine tjeter e cila eshte mbikqyrur nga forca policie.

Juli Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›