E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekt në sistem i palës greke në Kapshticës, krijohen radhë të gjata pritjeje

Pritje të gjata janë regjistruar këtë të martë në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, në kufirin mes Shqipëri dhe Greqi.

Sipas burimeve, radhët e gjata të udhëtarëve janë shkaktuar nga një defekt në sistemin kompjuterik të kontrollit në anën greke, konkretisht në pikën e kufitare te Krystallopigis. Problemi teknik ka paralizuar përkohësisht përpunimin normal të dokumenteve, duke krijuar vonesa të konsiderueshme në të dyja anët e kufirit, përfshirë edhe zonën neutrale.

Udhëtarët raportojnë se pritjet kanë shkuar deri në 3 orë, ndërsa fluksi i lartë ka përkeqësuar më tej situatën.

Nga informacionet e siguruara mësohet se policia kufitare greke nuk po aplikon as procedura manuale për përpunimin e qytetarëve, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në zgjatjen e radhëve dhe bllokimin e lëvizjes

Autoritetet pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit të sistemit në kohën më të shpejtë të mundshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›