Defektet, CEZ: Pa energji disa zona në Tiranë dhe Durrës
TIRANE/DURRES – “CEZ Shpërndarje” njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë dhe Durrës.
Mësohet se për shkak të një defekti në nënstacion, pa energji elektrike janë antenat e televizioneve në Dajt, Vora, Kamza, Bathorja e Paskuqani. Energjia është ndërprerë edhe zonën përreth Kopshtit Botanik, tek Liqeni i Thatë, zonën e Misto Mames, dhe Unaza e Re. Grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit.
Ndërkohë në Durrës, energjia është ndërprerë për shkak të një defekti të shkaktuar nga moti i keq. CEZ bën të ditur se pa energji janë Golemi, zona te Mali i Robit dhe Qerreti.
Edhe në Durrës, grupet e punës po punojnë intensivisht për riparimin e defektit.
(er.nu/BalkanWeb)