E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puka përfshihet nga reshjet e shiut, shuhen flakët në pyje

PUKE - Reshjet e shiut që kanë përfshirë rrethin e Pukës gjatë orëve të pasdites kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në pyje. Rreth 20 mijë hektarë me pyje ishin përfshirë nga flakët në 3 vatra të ndryshme zjarri në Pukë.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile i kërkoi sot paradite Qendrës së Bashkuar Operative të Ministrisë së Mbrojtjes dërgimin e trupave ushtarake për shuarjen e dy vatrave të reja të zjarrit në Urën Vajgurore dhe në Pukë.

Me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, u angazhuan 170 forca dhe 9 mjete ushtarake në këto dy rajone.

Më konkretisht, 120 forca të batalionit të Këmbësorisë në Poshnje të Beratit dhe 50 forca të Batalionit të Këmbësorisë të Vaut të Dejës në Shkodër punuan intensivisht gjatë paradites, me qëllim shuarjen e vatrave të zjarrit që janë shfaqur si pasojë e temperaturave të larta që shoqërojnë stinën e verës.

(er.nu/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Korçë, zjarr në vargmalin e Moravës, digjen pyjet halore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›