E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti i maqedonasve, bllokohen 30 kamion

Defekti kompjuterik në sistemin e doganës maqedonase vijon të mbajë të bllokuar pikën doganore të Qafë Thanës. Sipas informacioneve më të fundit rreth 30 kamionë me mallra kanë mbetur të bllokuar, ndërkohë vijon normalisht kalimi i automjeteve të vogla dhe kalimtarëve.

Bllokimi ka nisur që prej së shtunë ora 23:00, ndërkohë që dje punë u zhbllokua vetëm për pak orë. Gjatë ditës pritet takim mes palës shqiptare e asaj maqedonase për të zgjidhur situatën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›