Tadiç: Zgjidhje për Kosovën, sovraniteti i dyfishtë
Serbia nuk mund të zgjasë integrimet evropiane nëse nuk ka mbështetje nga qytetarët, e ata nuk do të japin mbështetje në rast se shteti nuk i mbron interesat legjitime në Kosovë.
Kështu ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadic për ditoren maqedonase Dnevnik.
Sipas tij, Serbia nuk ka asnjë iluzion se mund ta kthejë Kosovën në sistemin e Republikës së Serbisë, ashtu siç ishte para vitit 2000.
Por, Serbia nuk heq dorë nga negociatat dhe kërkimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme, citon Telegrafi.
Duke theksuar se ndarja e Kosovës nuk është një zgjidhje reale, Tadic tha se Serbia e ka propozuar këtë ide që në vitet 60 të shekullit të kaluar, gjë të cilën e kanë mbrojtur edhe shqiptarët.
Por, kjo tashme nuk ka mbështetje të mjaftueshme. Tadic mendon se zgjidhja për Kosovën mund të jetë sovraniteti i dyfishtë, por edhe ndonjë model që bazohet në zgjidhje ndërkombëtare, siç është modeli irlandez, Tiroli Jugor, apo ai në kohët e dy Gjermanive