E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti zjarr ne tunelin e Kalimashit

/ /

Zjarri eshte shuar ne pak minuta dhe galeria eshte rivene ne pune pas nje ore. I gjithe operacioni eshte zhvilluar ne brendesi te galerise dhe eshte mbyllur pa asnje pasoje per udhetaret dhe efektivat e sigurise dhe policise.
Ngjarja
Sipas burimeve nga salla e komandes ne hyrje te tunelit rreth ores 1130 te se dieles ne ekranin dhe aparaturen gjigante te kontrollit eshte pikasur nje defekt. Ky defekt eshte konstatuar ne kilometrin 3 te galerise jugore e thene ndryshe nga drejtimi i levizjes Tirane-Kukes galeri e shembur nje vit me pare. Specialistet e kontrollit kane konstatuar nje vater zjarri ne nje nga sallat e komandimit ne brendesi te tunelit dhe menjehere kjo eshte pare dhe ne kamerat e sigurise. Ne murin anesor te galerise ndodheshin te stacionuara mbi 100 bateri te nje lloji te vecante aspiratore dhe kondicionere si dhe dy transformatore 6 mije dhe 4 mije kw te instaluar qe ne ndertim nga kompania Bechtel Enka. Salla te tilla ka me dhjetera ne te gjithe gjatesine e tunelit te vendosur ne menyre te baraslarguar nga njera-tjetra dhe jane element i domosdoshem i funksionimit normal te galerise. Ne ato momente mesohet se ka pasur nje fluks normal te kalimeve ne galeri. Drejtuesit e automjeteve dhe kalimtaret i kane shpetuar panikut pasi nuk jane lejuar qe te qarkullojne ne afersi te pikes kritike ku dilte zjarr gaz dhe tym.
Reagimi
Me te marre sinjalin e alarmit menjehere jane bllokuar hyrjet ne tunel nga ana e Thirres per ne Kalimash dhe ne nje kohe rekord ekipi i zjarrfikesve mberriti ne vendngjarje. Per kete rast eshte lajmeruar policia e Kukesit MNZ-ja dhe Ministria e Transporteve dhe ajo e Rendit. Ndonese ka nje stacion policor prane tunelit jane angazhuar edhe forca nga Kukesi si dhe jane bere gati ato te kryeqytetit. Por keta te fundit jane kthyer pas per shkak se situata eshte normalizuar shume shpejt. Nga ekipi i zjarrfikesve qe kane marre pjese ne aksionin e shuarjes se zjarrit mesohet se ai eshte vene nen kontroll menjehere megjithese ka qene e veshtire per tu afruar nga temperaturat e larta gazrat dhe tymi te cilat cliroheshin nga djegia e baterive dhe pajisjeve te impiantit elektrik. Vazhdimisht ne brendesi te tunelit ka temperature te larte konstante ne 20 grade por ajo eshte ngritur dhe nga zjarri. Zjarrfikesit kane qene te pajisur me mjetet e duhura antigaz dhe antizjarr dhe kjo u ka mundesuar shuarjen e tij. Gjate shuarjes eshte perdorur gazi karbonik pasi ne galeri nuk lejohet shuarja me uje ose shkume.
Pasojat
Bilanci i zjarrit nuk konsiderohet nje fature e madhe por shuarja e tij konsiderohet fitore pasi nese ai perhapej me tej pasojat do te ishin te paparashikueshme. Mbi 100 bateri te inverterit jane shkrumbuar duke prodhuar nje gaz e tym te papare me heret ne tunel. Sipas te dhenave nga grupi hetimor jane djegur dhe aspiratore e pajisje te tjera elektrike te stacionuara aty. Fat i madh konsiderohet nga specialistet mosperfshirja nga flaket e dy transformatoreve 6 dhe 4 mije kw qe do te ishte fatale per gjithe sistemin elektrik dhe te sigurise ne tunel. Kjo mund te ndodhte nese vonesat do te ishin deri ne disa minuta. Qarkullimi i automjeteve eshte nderprere per afro nje ore dhe qarkullimi eshte bere ne galerine tjeter me nje sens levizjeje. Zjarri ka shkaktuar dhe problem ne rrjetin elektrik ne nje gjatesi prej 2 km ku ka munguar energjia elektrike per disa ore per tu rikthyer ne mbremje. Grup hetimi per shkaqet

Ende nuk ka nje version perfundimtar te renies se zjarrit por te dhenat e para nga grupi hetimor dhe ai i specialisteve te firmes Bechtel Enka qe kane bere instalimet ne tunel flasin per nje defekt teknik shkaktuar nga ndonje hark elektrik ose lidhje e shkurter. Megjithate pritet qe grupi hetimor te dale sot me nje konkluzion te sakte. Tuneli ka nje sistem te larte sigurie me korridore emergjence ndihme mjekesore ajrim kamera sigurie furnizim 24 ore me drita nga linja e ndertuar enkas por dhe nga gjeneratoret e fuqishem. Ventilatoret gjigante bejne pastrimin e ajrit ne kohe rekord. shte hera e pare qe ne tunel ndodh nje avari e tille qe pas nisjes se funksionimit te tij ne te dyja galerite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›