RENEA lufte me arme me te kerkuarin
Ai kerkohej prej 10 vitesh pasi akuzohet per vrasjen e nje bashkefshatari te tij dhe plagosjen e dy te tjereve.
Ne oret e para te mengjesit policia e Shkodres e ndihmuar nga forcat speciale te RENEA-s kane bere te mundur arrestimin e Koles. Sipas zedheneses se policise Fatbardha elepia me 5 dhjetor 2000 Kola ka qelluar per vdekje Pashuk Tukajn dhe plagosur Zef dhe Zina Tukajn.
Prej 2 muajsh agjentet e policise kriminale se Shkodres ishin vene ne
ndjekje te 51-vjecarit Gjovalin Kola. Ne rruge operative ishte mesuar se Kola here strehohej ne banesen e tij dhe here ne malet prane zones se fshatit Nenshat. Ne fundjave policia u sigurua se Kola ishte brenda ne banesen e tij. Menjehere eshte organizuar aksioni per arrestimin e tij. Duke ditur natyren dhe rrezikun qe paraqiste i kerkuari eshte kerkuar prania edhe e forcave speciale te RENEA-s. Operacioni i koduar Shpati i Bardhe emer te cilin e ka marre ngaqe banesa e Koles ndodhej prane nje shpati malor i njohur me kete emer eshte mbajtur sekret nga drejtuesit e tij me qellim qe te evitonin rrjedhjen e informacionit. Pak kohe pas mesnates se te shtunes eshte bere zhvendosja e trupave ne afersi te baneses se Gjovalin Koles ne fshatin Nenshat. Sapo ka hyre dita e diel dhe shtepia e tij ishte e rrethuar i eshte bere thirrje per tu dorezuar. Por Kola me te degjuar thirrjet e policise jo vetem qe nuk ka pranuar te dorezohet por ai ka hapur zjarr me automatik ne erresiren e nates ne drejtim te uniformave blu. Fale masave te marra me kohe dhe pozicioneve qe kishin zene punonjesit e policise nuk ka pasur te lenduar nga radhet e tyre. Zjarrit te Koles i jane pergjigjur me arme edhe policet qe merrnin pjese ne operacion. Shkembimi i zjarrit ka zgjatur per rreth 60 minuta duke vene ne alarm te gjitha familjet qe jetojne prane shtepise se Koles. Me pas kur 51-vjecarit nuk i ka mbetur me asnje fishek eshte detyruar qe te dorezohet dhe te prangoset me shpejtesi nga RENEA.
Gjovalin Kola vjec 51 ka qene person i shpallur ne kerkim me nje vendim te Gjykates se Shkodres. Sipas saj ndaj Koles ishte vendosur masa e sigurise arrest me burg per vrasje plagosje dhe mbajtje armesh pa leje. Ai akuzohet se 10 vjet me pare ka qelluar per vdekje bashkefshatarin e tij Pashuk Tukaj dhe plagosi dy te tjere pas nje konflikti te rendomte mes tyre. Kola kishte akuzuar Tukajn se i kishte demtuar hardhite ne oborr cka solli dhe perplasjen e tyre me fjale fillimisht e me pas me arme.
Arrestimi i dyti ne 1 jave
Vetem 1 jave me pare RENEA arrestoi ne Shkoder pas 16 vitesh te shumekerkuarin per vrasje Ahmet Bajramaj. I denuari me 25 vjet burg kishte arritur te shpetonte nga prangat per shkak te tuneleve qe kishte hapur nga brenda shtepise se tij me dalje ne zonen malore. Aksioni me i fundit zhvilluar me 14 nentor ka rezultuar i suksesshem pasi 66-vjecari u bllokua ne tunelin qe kishte hapur vete ne lagjen Llazan te qytetit te Koplikut. Bajramaj ishte gjykuar ne mungese me akuzen e vrasjes per hakmarrje te shtetasit Zenel Hoti. Ndryshe nga rasti i djeshem Bajramaj nuk beri rezistence me arme ndonese kishte ne banese nje arsenal municionesh.
SHKODER/ RITVAN DIBRA