E Diel, 1 Nëntor 2026

Deflacioni rrit shqetësimet ekonomike në Japoni

Tokio, 29 gusht - Indeksi i çmimeve kryesore të konsumit në Japoni ka rënë për muajin e 17-të me radhë në korrik, duke nënvizuar problemet e vendit me deflacionin.

Indeksi, i cili përjashton ushqimet e freskëta, ka rënë për 1.1 % nga korriku i vitit të kaluar.

Deflacioni po rritë shqetësimet ekonomike në Japoni, ku jeni i fuqishëm po i bën eksportet më të shtrenjta.

Banka e Japonisë deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për deflacionin, duke parashikuar se çmimet e konsumit do të jenë pozitive në vitin fiskal në fund të marsit 2012.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›