E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dëgjesa e rektorit të UBT-së, Berisha: Përleu universitetin

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie edhe dëgjesën e rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, para grupit parlamentar të Partisë Socialiste në lidhje me masat e sigurisë ndaj stafit të UBT-së.

Berisha tha se nuk ka ndodhur kurrë më parë që një rektor të flasë para një grupi parlamentar, ndërsa shtoi se ai përleu keq universitetin.

“Nëse i thua dikujt që sot mazhoranca mblodhi pseudogrupin parlamentar për të dëgjuar rektorin e një universiteti, të cilit i janë lëshuar mandate arresti për një laborator që nuk ekziston, askush nuk mund ta besojë, por ja që kjo ndodh”, tha Berisha.

Sipas Berishës, “Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë duke shfrytëzuar një dosje që në përpjestim janë shuma të vogla. Nuk mungon vetëm djegësi i Tiranës që kushton 130 milionë euro, por mungon edhe laboratori që kushton 30 milionë. Pra, përpiqet të përdorë shoshën për të mbuluar të vërtetat, për të mbuluar diellin”.

“Nuk marr përsipër të them asgjë për dosjen, por them një gjë, që rektori e përleu keq universitetin se kur mendon të shpëlash apo të qash për një aferë në rifuxhion e hajdutëve, duhet të mendohesh 5 herë që të futesh aty”, përfundoi Berisha. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›