E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Dëgjuam të shtëna’, telefonata anonime ngre në këmbë policinë e Malësisë së Madhe. Gjenden 4 gëzhoja

Në sallën operative DVP Shkodër ka mbërritur një telefonatë se në Malësine e Madhe ka pasur të shtëna me armë, në fshatin Gruemirë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja.

Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›