E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në kërkim për tre vepra penale, arrestohet 30-vjeçari në Fier

TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tre vepra penale është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Në kuadër të operacionit “Palermo”, u arrestua Dh. Xh. (H)., 30 vjeç, banues në Levan.

Sipas policisë ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, me vendimin e datës 12.08.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04.06.2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›