E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deimel për veriun: Të zbatohet Pakoja e Ahtisarit

Veriut nuk i nevojitet asnjë status tjetër përvecse respektimi pikë për pikë i Pakos së Ahtisarit. Kështu ka deklaruar për një nga mediat kosovare Johana Deimel, zëvendësdrejtoreshë e Organizatës së Evropës Juglindore, njohëse e mirë e çështjes së Ballkanit, e cila mendon se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë është një hap i madh drejt sovranitetit të plotë të vendit.
 

Deimel thotë se për veriun nuk është i nevojshme asnjë status tjetër, përveç Pakos së Ahtisarit. Sipas Deimel duhet një angazhim i përbashkët i qeverisë së vendit dhe bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që Beogradi të detyrohet të shkëpusë lidhjet me strukturat paralele në veri.
 

Kosova i jep fund sot pavarësisë së mbikëqyrur. Mbi 150 të ftuar ndërkombëtarë si dhe një numër i konsiderueshëm i delegacione shtetërore të niveleve më të larta do të jenë pjesëmarrës në këtë ngjarje.

Në këtë ngjarje historike për Kosovën mes të tjerëve do të jenë prezentë ish i dërguari special i OKB-së, Marti Ahtisari si dhe komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle.

Në ditën e parë të seancës solemne të Parlamentit të Kosovës do të flasin ish i dërguari special i OKB-së Marti Ahtisari , presidentja kosovare Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. Ndërsa komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle do të mbajë një fjalim në konferencën që organizon në Prishtinë Instituti "Iniciativa Evropiane për Stabilitetin".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›