‘Dekalog’, Bozo: Kandidoj për PS, nuk është e nevojshme të jem anëtare e saj

Inxhinierja Luljeta Bozo, njëkohësisht kandidate për deputete në listën e PS për Tiranën, deklaron se nuk është dhe nuk do jetë anëtare e kësaj partie. E pyetur nga gazetari Roland Qafoku, në emisionin DEKALOG, në RTSh 24, Bozo tha se e mbështet këtë parti, po nuk është e nevojshme të bëhet anëtare e saj.