E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Meta: Ata që na quajnë popull sorrash dhe delesh, do e marrin shpejt përgjigjen

Presidenti Ilir Meta, teksa ka publikuar në rrjetet sociale një foto të tij duke bërë shqiponjën me duar, ka ndarë edhe një mesazh të fortë. Kreu i shtetit shkruan se shqiptarët janë popull shqiponjash, dhe ata që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh do ta marrin përgjigjen më 25 prill.

“Shqiptarët janë një popull shqiponjash, që më 25 prill, do t’u japin një leksion të fortë demokracie të gjithë atyre, që i konsiderojnë popull sorrash dhe delesh.”, shkruan presidenti.

Prej kohësh presidenti është futur në një kurs përplasje të thellë me kryeministrin Edi Rama, por edhe me ndërkombëtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›