E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Berishës për nënshtetësinë, kosovarët dynden në ambasadë

Prishtinë- Deklaratat e kryeministrit shqiptar Sali Berisha në datën 4 Dhjetor në Vlorë, për marrjen e një nisme ligjore, e cila do të heqë procedurat dhe kushtet e marrjes së nënshtetësinë shqiptare nga të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë, ka ngjallur entuziazëm të madh në Kosovë.

Kosovarët, të cilët janë ende të izoluar, pasi nuk kanë përfituar nga heqja e regjimit të vizave, kanë nxituar që sot pranë ambasadës sonë në Prishtinë, pa mësuar ende nëse është aprovuar apo jo ligji, duke këkruar të pajisen me pasaporta shqiptare, me të vetmin qëllim; udhëtimin jashtë vendit pa viza.

Shumë shtetas të Kosovës mësynë dyert e ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë jo thjeshtë për të aplikuar, por me deshirën për tu pajisur në mënyrë të menjëhershme me pasaportë shqiptare. Ata thonë se duan të marrin pasaportë shiptare për të udhëtuar pa viza jashtë vendit, në mënyrë që të vizitojnë të afërmit e tyre në Perëndim, pasi nuk marrin dot viza në ambasadat e vendeve perëndimorë në Prishtinë.

Konsullja e Shqipërisë në Prishtinë ka sqaruar qytetarët Kosovarë se nuk bëhet fjalë për ndryshime apo heqje të procedurës dhe se shtetesia shqiptare merret sërish si edhe më parë, duke plotësuar kushtet. Ajo ka këkruar të sqarojë se dekarlimi i kryeministrit nuk është shoqëruar me vendime që do të bëjlnë lehtësimin e prcedurës.

Sipas zyrtarëve, interesimi i kosovarëve për pasaportë shqiptare është i madh por pasi kanë mësuar se kushtet nuk kanë ndryshuar ata janë tërhequr nga aplikimi i mëtejshëm për të marrë nënshetësinë sipas ligjit. Këtë vit sipas konsulles shqiptare janë plotësuar vetëm pesë aplikimi nga shtetasit kosovarë për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Deri në kohën kur do të ndryshojë ligji për nënshtetësi,  shtetasit e huaj sic konsiderohen edhe kosovarët, nuk do të mund të pajisen me pasaporta shqiptare nëse nuk i plotësojnë kushtet, mes të cilave edhe konfimrimi i faktin se ka jetuar në Shqipëri për 5 vitet e fundit.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›