E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimi i Shtetit për infermierët, 50% e të diplomuarve nuk e kalojnë testin

Tiranë- Niveli i studentëve që mbarojnë infermeri në vendin tonë vijon të mbetet i dobët, pasi ashtu si vjet dhe këtë vit në Provimin e Shtetit kanë mbetur më shumë se gjysma e pjesëmarrësve.

Lajmi është bërë publik nga Agjencia Kombëtare të Provimeve, pasi sipas saj rreth 50% e infermierëve të ardhshëm kanë pasur një nivel më të dobët krahasuar me degët e tjera të mjekësisë, si përshembull farmacia apo stomatologjia.

Testi ka qenë i një niveli mesatar dhe pyetjet kanë qenë me alternativa dhe shtjellim, ndërsa ka ndryshuar raporti mes pyetjeve profesionale dhe atyre të formimit të përgjithshëm.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në testin e muajit maj për Urdhërin e Farmacistit, ku 505 e akndidatëve rezultuan mbetës. Në atë kohë u raportua se numri më ilartë ishte nga fakultetet private, ndërsa shkak mbetet edhe mosfrekuentimi i orëve të mësimit.

Provimi i Shtetit ëhstë tepër i rëndësishëm pasi çdo student që mbaron mjekësi nëse nuk e kalon atë test, atëherë nuk mund të punësohet.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›