E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Ramës për revoltën studentore, eurodeputeti Thomas Waitz: Të protestosh kundër korrupsionit dhe për arsim cilësor është proevropiane! Ju po përdorni gaz lotsjellës

Eurodeputeti Thomas Waitz, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestuesit po rrezikojnë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Thomas Waitz

“Të protestosh për institucione që kanë kapacitetin dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin është proevropiane. Të protestosh për arsim cilësor është proevropiane. Po kështu, të protestosh për mbrojtjen e duhur të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë është gjithashtu proevropiane”, shprehet Waitz.

Eurodeputeti kritikon gjithashtu qëndrimin e qeverisë ndaj protestuesve, duke deklaruar se pas 13 vitesh në pushtet, Rama po i cilëson ata si ekstremistë në duart e të huajve dhe po kërcënon me anulimin e bursave dhe arsimit falas.

Waitz përmend edhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe topave të ujit ndaj protestuesve, duke i cilësuar këto veprime si në kundërshtim me vlerat evropiane.

“Ne të gjithë duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian si një shtet të së drejtës, që respekton të drejtat e qytetarëve, mbron zonat natyrore, dëgjon qytetarët e tij dhe respekton të drejtën e tyre për të protestuar”, përfundon ai.

Thomas Waitz: Edi Rama thotë se “protestuesit po rrezikojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Më lejoni ta sqaroj se të protestosh për institucione që kanë kapacitetin dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin është proevropiane.

Të protestosh për arsim cilësor është proevropiane. Po kështu, të protestosh për mbrojtjen e duhur të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë është gjithashtu proevropiane.

Pas 13 vitesh në pushtet, Edi Rama po u thotë protestuesve se janë ekstremistë në duart e të huajve dhe se do të anulojë bursat falas dhe arsimin falas.

Ai po hedh gaz lotsjellës, po përdor topa uji dhe po ndalon minatorët. E gjithë kjo bie ndesh me vlerat evropiane.

Ne të gjithë duam ta shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian si një shtet të së drejtës, që respekton të drejtat e qytetarëve, mbron zonat natyrore, dëgjon qytetarët e tij dhe respekton të drejtën e tyre për të protestuar.

Kjo është rruga evropiane dhe shpresojmë që Shqipëria të jetë e gatshme ta ndjekë atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›