E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata zyrtare e PKDSH: Arben Frroku, kandidat për deputet në Shkodër – jemi në koalicion me PS

02-03-2013 / Gazeta 55

Partia Kristian Demokrate e Shqiperise tha sot se i akuzuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku është një ndër kandidatët e saj për deputet në Qarkun e Shkodrës.
Kryetari i kësaj partie, Dhimitër Muslia tha se kandidatura e Frrokut ende nuk është zyrtarizuar.
Kryetari i PKDSH –së, Muslia theksoi se partia e tij ka qenë prezente në koalicionin e majtë, pasi e sheh rrotacionin politik në kushtet aktuale një domosdoshmëri.
“Ngutja e policisë për të ngushtuar rrethin e të dyshuarve vetëm tek zoti Frroku, tentativa e disa krerëve të ekzekutivit për të inkriminuar partinë Kristian Demokrate, është një strategji e errët”- tha Muslia.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›