Elbasan, Berisha takim me arsimtarët: Qeveria do vijojë rritjen e pagave
“Nuk ulem këtu si kryeministër, por ulem këtu si një ish-nxënës, si një gjysh, si një qytetar”. Kështu e ka nisur kryeministri Sali Berisha bashkëbisedimin me arsimtarët e rrethit Elbasanit të zhvilluar në teatrin Skampa të këtij qyteti. Në fjalën e tij kryeministri vuri në dukje se mësuesit janë në epiqendër të qeverisë së tij, ndërkohë që synimi i tij mbetet cilësia në arsim. “Të rendim para cilësisë. I kemi të gjitha mundësitë që në arsimin parauniversitar të ngjitemi me shpejtësi drejt niveleve më të larta. Kjo kërkon bashkëpunim të ngushtë mes mësuesve dhe nxënësve”- deklaroi ai, ndërsa shtoi se sistemi arsimor shqiptar do të përshtatet me sistemin arsimor të vendeve të zhvilluara evropiane. Duke evidentuar si problem madhor raportin mes nxënësve në shkollat e përgjithshme me ato në shkollat profesionale, i cili në vendet e zhvilluara është 1 me 1 dhe në këtë konteks ai mori shembullin e Gjermanisë si vend model për arsimin prorfesiona. Kryeministri Berisha premtoi bursë për cilindo që çon fëmijët në shkollat profesionale. “Bursë për cilindo që çon fëmijët në shkolla profesionale. Këtë vit ka rritje prej 27%. Një sipërmarrëës i njohur në miniera po më thoshte se në Bulqizë duhet hapur shkolla e minierave. Të gatshëm të heqim çdo lloj shpenzimi familjarëve qe i çojnë fëmijët në shkolla të mesme profesionale”- u shpreh shefi i qeverisë. Kryeministri foli edhe për reformat në sistemin arsimor, të cilata sipas tij do të bazohen tek roli dhe performanca e mësuesve në të gjithë vendin, ndërsa përmenid edhe rritjen e pagave të mësuesve, për të cilat premtoi se do vijojnë të rriten. “Rritja e pagave të arsimtarëve do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, shkolla jetike për zhvillimin e vendit”- vijoi Berisha, i cili shtoi se do të mbahet taksa e sheshtë, si më e ndershmja. Lufta kundër korrupsionit, bibliotekat dixhitale në shkolla, apo dhe lehtësitë transportin e mësuesve ishin ndër çështjet e trajtuara gjatë këtij bashkëbisedimi.
...