E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Deklaratat e Berishës se do shkrijë SPAK, reagon Rama

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se do ta hedhë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kosh.

“Kuak, kuak, kuak”, shkruan Rama, ndërsa ironizoi përmes një videoje me bufin e kënetës deklaratat e Berishës, ku ky i fundit i referohet SPAK-ut si organizatë kriminale.

“Organizata kriminale e SKAP-it të partisë e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala dhe e kryesuar nga Agim Lala do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat mjerane të diktaturës në çdo kohë, pra do të përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe të historisë”, shprehet Berisha në këtë deklaratë.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›