Deklaratat e Bodes, PS: Ministri të merret me krizën, jo me opozitën
Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të ministrit të financave Ridvan Bode se opozita ka filluar të nxijë gjthçka mbi ekonominë e vendit. Deputeti i PS-së Eduard Shalsi në një konferenë për shtyp ka theksuar se ministri duhet të merret me krizën ekonomike dhe jo me opozitën.
"është për të ardhur keq që ministri i financave, përgjegjësi kryesor për rrënimin ekonomik dhe financiar të shqiptarëve gjatë vitit të fundit, në vend që të merret me krizën ekonomike ku e ka zhytur Shqipërinë, gjen kohë dhe merret me opozitën" theksoi Shalsi.
Sipas tij roli i opozitës në parashikimin e krizës ekonomike është i pamohueshëm jo vetëm për shqiptarët, por dhe për institucionet ndërkombëtare.
"Fatkeqësisht, qeveria e Saliut dhe e Ridvanit, jo vetëm ka qenë e paaftë për të vepruar në parandalimin e krizës, por është e paaftë dhe për të dëgjuar këshillat e opozitës, që ka më shumë se 10 muaj që i bie kambanave të alarmit" theksoi më tej Shalsi duke shtuar se qeveria ka ndaluar së investuari, dhe nuk kontrollon dot më inflacionin dhe rritjen e çmimeve.