E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Reforma zgjedhore, konsensusi i vetëm me opozitën

Zv.kryeministri dhe njëherësh edhe ministri i jashtëm Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje opozitës të bashkëpunojë për reformën zgjedhore duke e cilësuar këtë si konsensusin e vetëm me PS-në. Duke marrë pjesë në inagurimin e katër qendrave shëndetësore në Fier dhe Lushnje Meta theksoi se Edi Rama nuk mund ta fusë Shqipërinë në krizë siç ka bërë me Partinë Socialiste.
"Ne i ofrojmë Ramës gjithë asistencën për të dalë nga situata e vështirë ku është futur dhe ku ka futur edhe Partinë Socialiste theksoi Meta duke shtuar se rruga e vetme për konsensus me opozitën janë ndryshimet në reformën zgjedhore.
Zv. kryeministri Ilir Meta i shoqëruar nga ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës Dritan Prifti ka inaguruar 4 qendra shëndetësore në Fier dhe Lushnje Ky investim është bërë me bashkëpunimin me shoqatën "Gjysmëhëna e kuqe".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›