E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklaratat e Ramës, eksperti i ekonomisë: Aspirojmë të jemi pjesë e BE-së, jo një partner i rëndësishëm i Kinës

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, komentoi në studion e QUO VADIS deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku në prani të VanHorn tha se Pekini i ka vënë syrin Shqipërisë, duke e quajtur “pika e mjaltit” e Europës.

Referuar këtyre deklaratave, Muço u shpreh se Shqipëria duhet të fokusojë aspiratën e saj drejt Bashkimit Europian, dhe jo të synojë të jetë një partner i rëndësishëm i Kinës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Në aspektin ekonomik bën sens deklarata e Ramës?

Muço: Ne aspirojmë të jemi pjesë e BE-së, por ne nuk plotësojmë kriteret, ka një sërë kriteresh. Kur i sheh kriteret e ekonomisë, ne nuk i plotësojmë një sërë prej tyre. Të gjithë diskutojnë që Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së.  Ne duam të jemi pjesë e BE-së, jo një partner i rëndësishëm i Kinës. Kina është një pol që aspiron të jetë një poli i tretë.

Borakaj: Ka biznese kineze në Shqipëri?

Muço: Po ka. Por nuk ka investime kineze në Shqipëri.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›