E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat për kthimin e rendit, Fishta: Zgjidhja,të përmbyset piramida e policisë

Deklaratat e bërë në fushatën elektorale të qeverisë së re së për 100 ditë do të kthejë rendin dhe sigurinë u pritën më mjaft entuziazëm nga qytetarët.

Po sa mundësi do të ketë kjo qeveri në kushtet ku ndodhet policia e shtetit që ta mbajë këtë premtim?

Për Sadedin Fishtën kreun e sindikatës së policisë që ndryshimi të vijë duhet që piramida e policisë të përmbyset. Sipas tij aktualisht 60 % e efektivave të policisë punonjnë në administratë dhe vetëm 40 % në terren.

Fishta sqaron se rritja e numrit të personelit në terren do të sillte ndryshimin e parë. Ndërsa me rëndësi sipas tij do jetë edhe vlerësimi monetar,i cili do sjellë direkt rritje të performancës së punonjësit të policisë.

Ndërsa Fishta pohon se policia e shteti vazhdon të punojë në kushte mjaft të vështira material dhe financiare.

Sipas tij qeveria e re i ka marrë në konsideratë rekomandimet e sindikatës dhe shpreson që ajo ti verë në zbatim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›