Deklaratë e përbashkët për mediat e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetari i Senatit çek Premysl Sobotka.
Kryetarja e Kuvendit : Vlerësojmë mbështetjen e Senatit të Çekisë për proceset integruese në Nato dhe BE.
Sobotka : Shqipëria në rrugë të drejtë të reformave për integrim
Kryetarja e Kuvendit : Sot ka ardhur për një vizitë zyrtare në Shqipëri Presidenti i Senatit të Republikës çeke, një mik i vërtetë i Kuvendit të Shqipërisë, dhe i vendit tonë .
Në bisedën tone, ne patëm rastin të diskutojmë për marëdhëniet tona të shkëlqyera politike dhe natyrisht tju përcjellim disa lajme të reja, shumë të mira për Shqipërinë.
Por, përvec raporteve të mrekullueshme politike gjatë një periudhe shumë të shkurtër, që kulmoi me vizitën e Presidentit të Senatit, kemi pasur dhe shkëmbime të ngushta parlamentare, nëpërmjet vizitave të ndërsjellta të komisioneve të të dy Parlamenteve.
Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, ku ka filluar me vizitën e Kryeministrit të Republikës çeke, me pas me Presidentin e Senatit, dhe në muajt e ardhshëm, do të vijojë me vizitën e ministrit të jashtëm të Çekisë.
Në këtë mënyrë marëdhëniet tona po bëhen gjithnjë e më të fuqishme.
Njëherësh e falenderova Presidentin për ratifikimin e MSA-së, që është realizuar në Senatin çek me 5 qershor, vetëm pak muaj më përpara.
E falenderova këtë vend kaq të rëndësishëm në proceset integruese për Shqipërinë dhe për ndihmën që ka dhënë në stabilitetin dhe në zhvillimet në rrajon.
Vlerësova mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë dhe Kroacisë në marrjen e ftesës në NATO si dhe e falenderova Presidentin Sobotka, për lajmin e mirë, që besoj se Presidenti do ju japi për ratifikimin e protokollit të NATO-s, në Senatin e Republikës çeke.
Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë ndihem shumë e nderuar që në seancën e pasdites në Kuvend, Presidenti i Senatit të Çekisë, do u drejtohet parlamentarëve shqiptarë dhe përmes tyre, të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke e njohur dhe si një ndër politikanët më të respektuar në vendin e tij. Natyrisht folëm dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe dëshira nga të dy palët ishte për ti çuar këto zhvillime të forcimit dhe bashkëpunimit ekonomik në nivele të shkëlqyera, siç janë dhe marëdhëniet politike.
Më lejoni tju bëj me dije se sot, kemi pasur shumë lajme të mira.
I pari erdhi nga Parlamenti I Lituanisë për lajmërimin e ratifikimit të Protokollit të NATO-s, sot paradite
Lajmi se Senati I Republikës çeke se do të ratifikojë brenda tetorit Protokollin e anëtarësimit dhe po ashtu, një proces i tillë do të realizohet dhe nga Parlamenti I Bullgarisë.
Dhe një herë e falenderoj Presidentin e Senatit për vizitën dhe bashkëpunimin, si dhe për pritjen që u është bërë të gjtha delegacioneve të komisioneve ndryshme parlamentare të Shqipërisë në vendin e tij.
E falenderoj sërish për gadishmërinë që ka treguar për të na mbështetur si Parlament dhe si vend në proceset integruese, jo vetëm në NATO por dhe BE.
Kryetari i Senatit çek Të nderuar gazetarë, ju uroj mirëdita, kaq shumë gazetarë nuk kam parë për një kohë shumë të gjatë.
Doja të falënderoja zonjën Kryetare për programin që na ka përgatitur. Për ne si një vend anëtar i NATO-s dhe i Komunitetit Europian është shumë e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të ecë në një rrugë akoma më të mirë dhe dua të theksoj që marrëdhëniet tona, zonja Kryetare mund të ma vërtetojë këtë, janë në një nivel të shkëlqyer.
Lajmi i mirë që doja tju jepja ëshët që në Senatin çek dhe shpresoj që edhe në Dhomën e Ulët të Parlamentit çek të ratifikohet Marrëveshja për hyrjen e Shqipërisë në NAT O. Për mendimin tim ky është një sinjal shumë i mirë që Shqipëria është në rrugën e drejtë, jo vetëm për sa i përket hyr jes në këto struktura, por edhe përsa i përket lirisë së shtypit.
Do të doja të falënderoja dhe vlerësoja shumë angazhimin që kanë bërë ushtarët shqiptarë çka do të thotë që edhe ata sillen si të gjitha vendet anëtare. Është e rën dësishme që marrëdhëniet tona të shkëlqyera politike tani të kalojnë në një nivel tjetër, në nivelin e biznesmenëve, në mënyrë që të realizojmë atë çka kishim dëshirë të realizonim në fillim. Dhe meqenëse Shqipëria është një vend i mrekullueshëm atëherë duhet tu hapim rrugët turistëve dhe duhet të besoni që turizmi është biznesi më fitimprurës.