Deklaratë e përbashkët për mediat e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg.
Kryetarja e Kuvendit:
Suedia, një mbështetëse e fuqishme e procesit të zgjerimit të BE
Unë sot pata kënaqësinë të pres në Kuvendin e Shqipërisë Kryetarin e Parlamentit të Suedisë z Westerberg .
Është hera e parë që Kryetari i Parlamentit të Suedisë në krye të një delegacioni të rëndësishëm ,vjen në një vizitë zyrtate në vendin tonë .
Patëm rastin të shkëmbenim mendime mbi faktin e intesifikimit të raporteve të mëtëjshme të Shqipërisë dhe Suedisë dhe të falenderoj Suedinë që ka qnë në vendet e para që ka ratifkuar MSA-në në mars të vitit 2007 .
Suedia ka qënë ndër vendet e para që më 4 mars të 2008 ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ka një investim të madh politik, diplomatik në funksion të paqes dhe stabilitetin në Ballkan.
Suedia, e cila do të ketë presidencën në 6 mujorëshin e ardhshëm është një mbështetëse e fuqishme e procesit të zgjerimit të BE dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për vendin tonë, i cili po punon për të plotësuar kriteret, për të qënë një ndër anëtaret e ardhshme të Bashkimit Europian.
Pyetje : A keni një koment për shtyrjen e votimit të Parlamentit Slloven të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ?
Kryetarja e Kuvendit: Unë ju falënderoj për pyetjen .Në fakt tema e ratifikimeve të protokolleve ishte dhe temë e diskutimve tona, sepse Suedia ka qën një ndër vendet që mbështetën me asistencën e saj, të gjitha proceset integruese si të Bashkimit Europian ashtu edhe të NATO-s.
Në lidhje me votën e fundit, unë mund të them me kënaqësi, se Shqipëria në një kohë rekord së bashku me Kroacinë ka Ratifikuar Protokollet e NATO-s, në shumë Parlamente, Senatet apo Këshillet e Shteteve, sipas procedurave të ndryshme që këto vende adaptojnë për rastin konkret .
Kanë ngelur vetëm pesë vende mes të cilave është Sllovenia.
Unë sapo fola në një bisedë telefonike me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë z.Pavel Ganda, i cili më tha që ska asnjë arsye për të pasur shqetësim. Nuk ekziston asnjë problem, pasi tri ditë përpara, të gjithë Kryetaret e Grupeve Parlamentare e kanë mbështetur votimin e Protokollit të Natos mes Shqipërise dhe kësaj Aleance; dhe unë besoj se të hënën në një votim të shkurtër, që kërkon dy të tretat e votës së deputetëve të këtij Parlamenti, do të votohet Protokolli.
Gjithsesi javën e ardhshme është e sigurtë . z.Pavel Ganda,më tha se me shumë propabilitet, të hënën do bëhet ky votim. Me Shqipërinë ne nuk kemi asnjë problem , kështu që duhet të jemi të gjithë bashkë shumë optimist .
Dhe mbeten vetëm Islanda ,Portugalia ,Greqia dhe Franca që duhet të bëjnë këtë ratifikim në Senat me 4 shkurt. Është një kohë rekord, në të cilën Shqipëria dhe Kroacia po mbyll një ndër proceset e saj më të rëndësishme, në mënyrë që në Strasburg,me rastin e 60 vjetorit të kësaj Aleance, ne ta shohim veten anëtare, si rezultat i mbështetjes dhe besimit në reformat tona. Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Per Westerberg: Vlerësojmë angazhimin dhe rolin e Shqipërisë në Ballkan. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu në Tiranë, me ftesë të veçantë të Kryetares së Kuvendit.
Ne vlerësojmë angazhimin dhe rolin e Shqipërisë në rrajonin e Ballkanit dhe veçanërisht në marëdhëniet me fqinjët dhe pakicat kombëtare. Interesi i Suedisë në Ballkan është shumë i fortë
Kemi shumë emigrantë që vinënë vendin tonë nga rrajoni dhe që janë të mirëpritur nga shoqëria suedeze. Ne kemi qenë aktivë në zgjidhjen e problemeve të Ballkanit, ku trupat suedezë janë present në Kosovë në kuadër të kontigjentit ushtarak të Kombeve të Bashkuara, dhe në Bosnje.
Ne jemi aktivë në përgatitjen e procesit e zgjerimit të BE
Jam i lumtur të them, se kemi një mbështetje të fortë në Parlamentin tonë për zgjerimin e BE . Të 7 partitë në Parlamentin suedez janë në favor të zgjerimit të Unionit. Por zgjerimi I unionit do të thotë plotësim i standarteve që I kërkohet çdo vendi. për të qenë pjesëmarrës.
Dhe unë mendoj se Shqipëria si një vend europian, duhet të jetë pjesëtare e BE, kur të ketë përmbushur kërkesat. Ne kemi patur diskutime të frytshme në Shqipëri dhe theksoj dhe një herë se jemi të lumtur për mikpritjen.