Deklaratë e zëdhënëses së Kryeministrit, znj. Juela Meçani
Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton. Kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Z. Pango lidhur me këtë çështje i tha Kryeministrit Berisha se kemi të bëjmë me një montaturë të mirëfilltë të medias.
Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund të sqarohet dhe saktësohet duke mbajtur postin e ministrit.
04/03/2009