E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet familjes së kineastit të njohur Viktor Gjika

Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes së kineastit të njohur Viktor Gjika, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Në këtë mesazh, Kryeministri Berisha shkruan:

“Ndarja nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, Viktor Gjikës, personalitetit më të madh të kinematografisë shqiptare, është një humbje e rëndë, jo vetëm për ju dhe miqtë e Viktorit, por për mbarë botën kulturore të vendit.

Viktor Gjika, me gjeninë e tij krijuese, dha një kontribut tejet të çmuar për zhvillimin e kinematografisë shqiptare.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të thella për këtë humbje të rëndë, unë lutem bashkë me ju që shpirti i Viktor Gjikës të gjejë paqen e merituar.

Me respekt

Sali Berisha”


04/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›