Deklarimi i pasurisë, Pacolli më i pasuri, Kurti më i varfëri
PRISHTINË- Në deklarimet e pasurisë që kanë bërë zyrtarët më të lartë kosovarë rezulton se zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është më i pasuri me 170 milionë euro, ndërkohë lideri i Lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurti nuk zotëron pasuri.
Në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka deklaruar se ka 7849 euro në llogarinë e saj bankare, pagën vjetore si presidente 34,478 euro dhe një veturë “Golf” në vlerë 6000 eurove, të blerë në vitin 2009.
Kryeministri Thaci, si pasuri të paluajtshme ka deklaruar 1,357,000 euro, veturën me vlerë 13,000 euro, para në bankë 11,424, ndërkohë paguan kredi bankare në vlerë prej 100,000 euro. Gjithashtu ka deklaruar edhe pagën vjetore që merr si kryeministër.
Lideri i lëvizjes “Vetëvendosja” Albin Kurti, rezulton si një nga zyrtarët më të varfër pasi nuk ka pasuri të paluajtshme, që zotëron pagën vjetore prej 17.856 euro që ai merr si deputet i Kuvendit të Kosovës si dhe honorarin vjetor që merr nga gazeta “Zëri” që llogaritet rreth1384 euro.
Pasuria e zëvendëskryeministrit të Kosovës Behgjet Pacollit, llogaritet me një vlerë mbi 170 milionë euro. Pacolli sipasuri të paluajtshme ka deklaruar tokë, lokale, shtëpinë dhe pasuri në formë kompanish që operojnë jashtë, me vlerë prej rreth 133 milionë eurosh.
Nga aksionet, sipas formularit të pasurisë së deklaruar Pacolli zotëron 60 për qind të aksioneve të Bankës Ekonomike të Kosovës në vlerë 15 milionë euro, si dhe zotëron të gjitha aksionet e kompanisë “Siguria” në vlerë 22 milionë euro.
Në emër të pronave të luajtshme , Pacolli ka deklaruar katër vetura “Mercedes” në vlerë prej 280 mijë eurosh. Ndërkohë si para në për përdorim ka deklaruar rreth 40 mijë euro, kurse të parat vjetore të deklaruara nga Pacolli llogariten mbi 560 mijë euro.
(e.m/ina/BalkanWeb)