E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti Tisa: Dënohen 7 nga 8 të akuzuarit me 66 vjet burg

PRISHTINË- Shtatë persona janë dënuar sot nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës për rastin e lumit Tisa, me 66 vjet burg së bashku, ndërsa një person është liruar nga akuzat.

Rasti ka të bëjë me vdekjen e disa migrantëve kosovarë në Lumin Tisa, në kufirin në mes të Hungarisë dhe Serbisë, teksa ata tentonin të kalonin ilegalisht në BE.

Zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi, bën me dije se akuzat ndaj shtatë personave tashmë të dënuar ka të bëjnë përkrim të organizuar , trafikim të personave.

Krasniqi deklaroi se të dënuarit ofronin kalim illegal për në vendet e ndryshme të Europës.

“Kemi zbuluar një grup të krimit të organizuar që ju ofronte migrantëve, kalim ilegal në BE dhe vendeve të tjera të Evropës, duke bërë përfitime të mëdha ilegale”,- theksoi zëdhënësi i EULEX-it.

Ndërkohë përvec dënimit me burgim të dënuarit duhet të paguajnë edhe një shumë me vlerë rreth 450 mijë euro.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›